“UFO-t janë në dy…”, shkrimtarja shqiptare: Shpirti i oficerit të vrarë është ringjallur më është shfaqur mua

4 July 2022, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“UFO-t janë në dy…”, shkrimtarja shqiptare: Shpirti
Sabije Veseli

Një temë delikate dhe shumë me interes është trajtuar lidhur me UFO-t. E ftuar në një studio televizive ka qenë Sabije Veseli, shkrimtare që ka shkruar mbi UFO-t teksa ka ndërë me të pranishmit eksperiencën e saj.

Ajo shprehet se këto krijesa janë në dy lloje të ndryshme, të gjatë dhe të shkurtër teksa vijnë me qëllime të ndryshme në Tokë.

“Shkenca ua ka dhënë emrin e vetë UFO sepse nuk ka shumë detaje për ta por në librin tim i kam konsideruar hyjnore. Kjo formë është në formë të shkurtabiqi. Ata paraqiten në atë formë dhe bëjnë eksperimente me trupin e njeriut.

Janë dhe një formë tjetër tjetër, më të gjatë. Ata vijnë vizitojnë dhe më së tepërmi shkojnë në bazat ushtarake. Nëse ata shkojnë në bazat ushtarake brenda tre ditësh ndodh ndonjë ndryshim. Njeriu bashkëjeton me krijesat.

Nuk duhet të trembemi sepse ne bashkëjetojmë me këta. Këta vijnë vizitojnë dhe largohen. Kam 32 vite që e kam shkruar këtë libër dhe kam hulumtuar me fakte.

Unë për vetën time flas nga eksperienca që kam pasur në jetën time private. Unë kam përmendur rastin e oficerit, i cili është vrarë dhe shpirti i tij i ringjallur më është shfaqur mua.

Pas kësaj ngjarje u bëra kureshtare të di dhe i bëra vetes disa pyetje. Nëse vdesin a ringjallen dhe çfarë forme marrin?

Kamera ime ka kapur demon, engjëj dhe fantazma. Duhet ti dallojmë fantazmat nga xhindet, engjëjt kanë trupin e tyre, demonët kanë trupin e tyre gjithashtu. Por jashtëtokësorët ende nuk e dimë”, tha në studio Sabije Veseli.


Video