“Udhëtimi me charter 120 mijë euro”/ Rama i përgjigjet PD-së: Matematikë Bravash

31 January 2022, 15:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Udhëtimi me charter 120 mijë euro”/ Rama i
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, ku sipas tyre kreu i qeverisë ka bërë së fundmi një udhëtim charter luksoz me paratë e taksa paguesve shqiptarë.

PD-ja nëpërmjet një deklarate të bërë nga deputetja Oriola Pampuri nga ku akuzonte, Ramën se me paratë e taksave të shqiptarëve ka udhëtuar në Evropë me një charter luksoz që vetëm për karburantin janë paguar 120 mijë euro.

Përgjigja e Ramës

"Në fakt unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia me familjen nuk i bëj me shpenzimet e shtetit. Për intervistën kam përdorur ndenjësen ekonomike të “Luftancës”, ka kushtuar 345 euro. Mesatarja ime e udhëtimeve është më e ulët se ajo e paraardhësve të mi, ata udhëtonin “biznes”, unë ekonomik. Sasia më e lartë e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4 milionë 623 mijë lekë të reja, kjo në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat është produkt i të njëjtëj artimetrike që nga 1958 karrige në pallatin e Kongresve nxorri 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh me 30 dhe ti zbresësh me 30, arrimë 7×7 brava, baraz 42 udhëtime", Rama.


Video