U shpallën “non grata”, SHBA zbulon emrat e vërtetë të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit

11 April 2022, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U shpallën “non grata”, SHBA zbulon emrat e vërtetë
Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi

Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi u shpallën sot “non-grata” nga Departamenti i Thesarit të SHBA, me akuzat e korrupsionit, përfshirjes në grupe kriminale dhe shantazh përmes mediave në rastin e Ndroqit.

Por teksa SHBA i ka akuzuar përfshirjen e tyre në këto vepra, ka zbuluar edhe identitetet reale të tyre.

Kështu, sipas SHVA, emri i vërtetë i Aqif Rakipit është Skënder Ejylbegaj.

Ndërsa emri i biznesmenit Ylli Ndroqi është Xhemail Pasmaçiu.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA-të dhe partnerët e saj do të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit të Ballkanit. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA për të sanksionuar 7 individë dhe një ent nga 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA:

U shpallën “non grata”, SHBA zbulon emrat e vërtetë

NDROQI, Ylli Bahri (a.k.a. PASMACIU, Xhemail; a.k.a. PASMACIU, Xhemal), Tirana, Albania; DOB 11 Mar 1965; POB Tirana, Albania; nationality Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].

RAKIPI, Aqif (f.k.a. EJYLBEGAJ, Skender), Elbasan, Albania; DOB 01 Apr 1964; POB Durres, Albania; nationality Albania; citizen Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].

 


Video