U kap me 14 pako me kokainë, dënohet me 5.6 vite burg shqiptari në Angli (EMRI)

29 July 2022, 20:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me 14 pako me kokainë, dënohet me 5.6 vite burg shqiptari
Veli Rakepi

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 5.6 vite burg në Britaninë e Madhe pasi është shpallur fajtor për trafik kokaine. Bëhet fjalë për shtetasin Veli Rakepi.

Ai u ndalua nga policia angleze në 8 shkurt në Ipswich, pas dyshimeve se ishte shpërndarës kokaine. Gjatë një kontrollit, policia gjeti se Rakepi kishte në posedim 14 pako të vogla me kokainë, si dhe 445 paund cash.

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjedisit e një lokalit ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit. Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Ai u deklarua fajtor ndërsa vetë Rakepi pretendoi se e kishte gjetur drogën në një park pak para ndalimit të tij nga policia. Ndërsa shtoi se kishte ndërmend ta përdorte drogën për përdorim personal.

Pas një gjyqi dyditor ai u shpall fajtor nga juria për të gjitha veprat penale.  Rakepi u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa i është ndaluar edhe drejtimi i mjetit për gjithsej 57 muaj.


Video