U gjet i vdekur në makinë/ Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, autori i kishte marrë borxh 30 mijë euro

2 September 2022, 23:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet i vdekur në makinë/ Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit
Vendi ku u gjet i vrarë shqiptari

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 40-vjeçarit nga Kosova, Nexhat Rama, në Itali, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda bagazhit të një makine.

Sipas raportimit të medieve italiane, Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes, pas zbulimit të tabulateve telefonik, duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke vëzhguar pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës.Në pranga ra autori Davide Cristiano Mossali.

Italiani kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh shqiptarit dhe pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit Rama për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, shtynë Davide Cristiano Mossali të ndërmerrte aktin ekstrem.


Video