Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy efektivë të Policisë së Qarkut Vlorë janë pezulluar nga detyra, pas një video të qarkulluar në rrjetet sociale ku shfaqeshin duke tërhequr zvarrë një turist të huaj në Ksamil, i cili ishte në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për dy inspektorët E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.