U arrestua për grabitjen e karburantit, Astrit Pukameta var veten në burgun e Peqinit

22 February 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U arrestua për grabitjen e karburantit, Astrit Pukameta var veten në

Një person nga Kavaja ka varur veten në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit. 46-vjeçari Astrit Pukameta vari veten në ambientet e burgut dhe ka ndërruar jetë në spitalin e këtij burgu.

Bëhet fjalë për personin që grabi karburantin pak ditë më parë në Kavajë.

Ai ishte arrestuar nga policia më datë 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë”.

Ngjarja

Policia e Kavajës vuri në pranga 45 vjecçarin Astrit Pukameka më datë 16 shkurt pasi ai kërcënoi se do t’i vinte zjarrin një pike karburanti pranë fshatit Lekaj, pasi i kishte marrë punonjësit të saj 120 mijë lekë të reja, nën kërcënimin e thikës.

45 vjecari u gjend aty pasi një drejtues mjeti, të cilin ai e kishte marrë peng, devijoi makinën në parkimin e karburantit. Arjan Shau ishte plagosur me thikë nga 45 vjecari.


Abcnews.al mesoi se Astrit Pukameka nga Kavaja e kishte nisur ditën si një serial thriller, me disa ngjarje njera pas tjetrës, derisa përfundoi në pranga.

Ai detyroi me forcë Arjan Shaun që ta merrte në makinën e tij, pak pasi ishte konfliktuar dhe kishte plagosur me thikë një tjetër person, i identifikuar si Bardhyl Petja, shitës në një dyqan.

Më herët 45 vjecari Astrit Pukameka ishte konfliktuar me dy kushërinj të ish-bashkëshortes, në rrugën dytësore, pranë mbikalimit, duke tentuar t’i djegë ata pasi i kishte spërkatur me naftë.

Pas arrestimit nga policia, 45 vjecari Astrit Pukameka u akuzua për një mori veprash penale, por duket se ai nuk e ka përballuar këtë gjë duke vrarë veten.


Video