Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse paraqitet sërish sot para gjykatës pasi Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Këtë kërkesë, mbrojtja e kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet te ishte liruar nga burgu.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë për rusen që u arrestua pasi u fut në Uzinën e Ballshit. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit.
Nisur nga fakti që gjyqtari i cështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë.