“Turizmi i drogës”| Po dilnin nga Shqipëria, kapen me kanabis dy shtetas të huaj!

21 April 2023, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Turizmi i drogës”

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka konstatuar dhe goditur, dy raste të tentativës së kalimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Në pranga ka përfunduar një shtetas australian dhe procedohet penalisht një shtetase gjermane, pasi iu gjetën sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi G. P., 63 vjeç, banues në Australi, pasi iu gjet në automjetin furgon që drejtonte, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Ndërkohë që u procedua penalisht dhe 24-vjeçare gjermane në kamperin e të cilës u gjet një sasi e caktuar lënde narkotike.

Sasitë e lëndës të dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Video