Tritoli tek "Bizanti" në Sarandë, Sotir Çabirit iu deshën dy ditë për ta montuar

15 February 2023, 17:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli tek "Bizanti" në Sarandë, Sotir Çabirit iu
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri

Të paktën 2 ditë i janë dashur Sotir Çabirit, për të montuar tritolin në kollonat e hotel “Bizantit”, që mëngjesin e së hënës u hodh në erë. Ky dyshim i hetuesve vjen pas ekspertizës paraprake që xhenierët e RENEAS kanë kryer në vendngjarje.

Hetuesit besojnë se për hedhjen në herë të godinës janë përdorur mbi 10 kg eksploziv,  megjithatë ekspertiza ende nuk ka nxjerrë konkluzionet e saj për të saktësuar sasinë dhe mënyrën se si është shpërthyer tritoli.

Në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria po punojnë edhe për të mësuar se ku e siguroi lëndën plasëse autori i dyshuar. Hetime po zhvillohen edhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar në këtë akt të rëndë, Sotir Çabirin, raporton Tv Klan.

37-vjeçari e ka mohuar autorësinë, por policia thotë se ai vendosi eksplozivin pasi babai i tij, Spiro Çabiri i tij humbi 90% të pronësisë së hotelit pas një procesi gjyqësor me ortakun Dhimitër Evangjeliu.


Video