Tre shqiptarë që përdhunuan në grup një të re në Bedford janë dënuar me 57 vjet burg në total. Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve për Covid, kur u nda nga shoqja e saj.
Ajo e gjeti veten të vetme dhe të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator të vitit të kaluar. Sipas Dailymail, pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një banesë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.
Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan gjithashtu të renë. Gjatë kalvarit të dhunimit, gruaja u godit me shuplaka dhe u detyrua të merrte kokainë. Fatmirësisht, ajo arriti të arratisej nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rënduar nga kalimtarët.
Hyka, nga Bedford, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.
Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, u shpallën fajtorë për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim. Haka u dënua me 14 vjet. Bezati u dënua me 17 vjet. Hyka i tha gjykatës kur ata arritën në banesë, e reja pranoi të kryenin marrëdhënie.
“Ajo kurrë nuk qau kur ishte me mua. Unë nuk jam përdhunues.'
Megjithatë pretendimet e tij nuk e bindën Gjykatën.