Tre shqiptarë masakrohen me thika me njëri-tjetrin në Itali, një i vdekur

23 July 2023, 18:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre shqiptarë masakrohen me thika me njëri-tjetrin në Itali,

Një sherr mes tre shqiptarëve në një lagje periferike të Padovas, në Itali ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas medieve italiane sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Raportohet se tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin duke u goditur me thika.

Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte. Ndërsa dy shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.


Video