TRAGJIKE NË ITALI/ 33-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident me makinë

24 February 2023, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRAGJIKE NË ITALI/  33-vjeçari shqiptar humb jetën në

Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi në Cosenza, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

Impakti ka qenë fatal për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar në komunitet. Ai punonte në një firmë vendase. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane.


Video