Tragjedia në Himarë/ Tase erdhi në breg të merrte familjen, 7-vjeçaren e vranë helikat e gomones

2 August 2022, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Himarë/ Tase erdhi në breg të merrte familjen,
Arjan Tase dhe vendi i tragjedisë

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një gomone.

Mësohet se shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase, i cili drejtonte mjetin lundrues ishte afruar në breg të detit për të marrë familjen dhe më pas ishte nisur sërish për në det. 

Por, helikat e fuqishme të gomones i kanë marrë jetën 7 vjeçares. Tase e kishte marrë me qira gomonen, e cila ishte me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 metra me emrin “Nëna 154”.

Pasi ka goditur 7-vjeçaren, Tase nuk ka zbritur nga gomonia për të parë gjendjen e saj, as bashkëshortja e tij, teksa është konfliktuar verbalisht me pushuesit e tjerë.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Ende nuk dihet nëse Tase ka patur patentë detare për të drejtuar një mjet ujor. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariatin e Himarës, teksa është përjashtuar edhe nga radhët e Policisë së Shtetit.


Video