
Adhurim Kushi është personi që posedon me dokumentacion skafin që drejtonte dje Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare.
VoxNews mëson se Kushi është 42 vjeç, banues në Elbasan, në të kaluarën ai është arrestuar për vjedhje.
Kujtojmë se tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.
Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.