Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike makinash

26 December 2024, 18:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, radhë
Trafik në Tiranë-Elbasan

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh kanë bllokuar thuajse plotësisht autostradën Tiranë-Elbasan.

Këtë pasdite, makinat janë bllokuar thuajse përgjatë gjithë autostradës, në hyrje të saj e deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Trafik i rënduar raportohet edhe në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, për shkak edhe të punimeve që po kryhen në këtë aks.

Fluksi i madh i qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë për festat e fundvitit ka sjellë kaos në trafik në disa akse të vendit. Moti i keq dhe problemet me infrastukturën në rrugë e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.


Video