”Të vrava nënën”, ky është burri grek që masakroi me thikë gruan dhe tentoi të hidhet nga ura (Foto)

24 June 2022, 09:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
”Të vrava nënën”, ky është burri grek
Çifti grek

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi, ku një 55-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij. Sipas mediave greke, autori pasi ka goditur bashkëshorten me thikë në gjoks, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: ”Të vrava nënën!”.

Raportohet gjithashtu se krimi i rëndë në familje ka ndodhur sot në të gdhirë në rrugën Matrozou pas një debati me tone të larta. Ndërkohë, sa i përket djalit, ai ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i rrëfeu krimin e rëndë. Menjëherë, sapo u kthye në shtëpi, i riu u përball me një skenë shokuese, teksa pa nënën 46-vjeçare të mbuluar në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.

Ky është çifti grek:

”Të vrava nënën”, ky është burri grek
Burri
”Të vrava nënën”, ky është burri grek
Gruaja

Në atë kohë ishte larguar me makinë babai i tij që kishte shkaktuar tragjedinë dhe po tentonte të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga ura e “Palea Fokea”.

55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ishte duke lëvizur në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari, ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me gurët. Ai është marrë nga autoambulanca, e cila e ka transportuar në spitali ku ende po trajtohet me ndihmë mjekësore.



Video