Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

22 March 2022, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skanderbeg”.

Një person ka qëlluar në drejtim të një furre buke.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërsa autori i dyshuar me iniciale A.N. 32 vjeç u largua nga vendngjarja me një makinë Volkswagen Golf.

Policia e Shkodrës thotë se i dyshuari pati konflikt për motive të dobëta me pronarin e furrës së bukës, me iniciale S.S.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, ndërsa kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video