Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Bashkia, thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes për fëmijët dhe qentë!

18 June 2025, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës,

Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.

Qytetarëve iu rekomandohet

• Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.

 • Të mbani qentë të lidhur me lashë.

 • Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.

Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.


Video