SPAK paraqet informacionin 2-mujor të hetimeve, Veliaj tjetër seancë në GJKKO

13 June 2025, 12:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK paraqet informacionin 2-mujor të hetimeve, Veliaj tjetër
Erion Veliaj

Në orën 12:30 në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet një tjetër seancë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prej muajit shkurt mbahet nën masën arrest me burg si i dyshuar për disa akuza.

Veliaj nuk pritet të jetë vetë në seance pasi ka firmosur deklaratë që do të përfaqësohet nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë që do të drejtohet nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritet të paraqesë informacionin 2-mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Pak ditë më parë Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.

 


Video