SPAK operacion kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, 36 masa

28 May 2025, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK operacion kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, 36 masa

SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion këtë të mërkurë ku sipas burimeve po ekzekutohen disa masa sigurimi për një hetim që lidhet me krime në fushën e doganave dhe tatimeve.

Me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë miratuar disa masa si arrest shtëpie dhe detyrim për t’u paraqitur ndërsa në pranga ka rënë një biznesmen.

Mes të përfshirëve në këtë skemë dyshohet se janë zyrtarë doganorë, biznesmenë me aktivitet në tregtinë e cigareve

Hetimi përfshin akuza për korrupsion, kontrabandë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, evazion fiskal, fshehje të ardhurash, etj.


Video