SPAK liron ekuipazhin e anijes me qymyr ku u gjetën 59 kg kokainë

29 July 2022, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK liron ekuipazhin e anijes me qymyr ku u gjetën 59 kg kokainë
Qymyri dhe droga

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes me qymyr në portin e Durrësit ku u gjetën 59 kg kokainë.

Bëhet fjalë për shtatë filipinezë, katër rusë dhe një ukrainas, të cilët tashmë mund të largohen nga Shqipëria.

Ndërsa, anija që është në pronësi të kompanisë Gjermane “MS Unistream & CO.KG” do të mbetet e sekuestruar për llogari të SPAK.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" që vinte nga Ekuadori me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta.


Video