SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit.
Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës çështjes në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, vëllait të tij. Sekuestro e kompanisë e konfirmuar nga Gjykata e Lartë, mbetet ne fuqi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar si çështje dhe në shtator do të nisë shqyrtimin e saj.
SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje për arsye sepse sipas Prokurorisë së Posaçme nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. Tashmë i takon prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.