Një skandal është regjistruar me Kadastrën e Vlorës, e cila është vendosur totalisht në shërbim të fushatës së Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.
Kush ka hall me legalizimin e shtëpive në këtë kohë në Vlorë, nuk duhet të paraqitet në zyrat e Kadastrës, por në zyrat e deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili është dhe pronari i rrjetit të supermarketeve "Big Market". Këtë gjë na lë të nënkuptojmë një lajmërim i ngjitur nga Kryesia e fshatit Kudhëz për banorët e fshatit.
Në lajmërim shkruhet se të gjithë të interesuarit për të legalizuar shtëpitë e tyre duhet të paraqiten para zyrës së deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj, e cila është e hapur për çdo ditë, të hënë dhe të premte. Në lajmërim është vendosur dhe një numër telefoni
NJOFTIMI I PLOTË:
Lajmërim
Të gjithë banorët e fshatit që duam të legalizojmë shtëpitë e banimit të paraqiten pranë zyrës së deputetit të Partisë Socialiste në Himarë, Vullnet Sinaj për të bërë aplikimet. Ju mjaftojnë se zyra është e hapur për çdo ditë të hënë dhe të premte. Për banorët që nuk ndodhen këtu aplikimet do të bëhen në një fazë të dytë. Për sqarime të tjera kontaktoni në numrin e telefoni: 0685038868
Kryesia e fshatit Kudhëz
Mesa duket fushata po luhet fort edhe në qarqet ku maxhoranca pretendon se i ka aksionet e saj, ndërkohë që lidhur me njoftimin nuk ka asnjë sqarim nga socialistët, që deri më tani as nuk e kanë mohuar vërtetësinë e dokumentit. Duket se legalizimet e banesave po jepen vetëm në këmbim të votave të PS-së.
