
Tetë persona u arrestuan në Tiranë, dy janë në gjendje të lirë dhe dy në kërkim për skandalin varreve në Tufinë. Mes të arrestuarve është edhe Eljodor Ndini, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.
Detaje nga dosja e prokurorisë për korrupsonit me varrezat në Tiranë, ku është kërkuar masa e arrestit me burg për 6 persona. Në dosje dalin detaje të rënda në lidhje me skemën, ku një e moshuar është detyruar që të presë shpërblimin e vitit të ri, në mënyrë që të blinte vendin e varrit për vete dhe bashkëshortin e saj, kundrejt shumës prej 500 mijë lekësh.
Kjo do të realizohej kundrejt zhvarrosjes së personave që kanë ndërruar jetë më herët, kufomat e të cilëve do të vendosesish në varrezat murale.
Pjesë nga dosja:
Në dosje thuhet mes të tjerave se: Në 30 Maj të 2022 në drejtorinë e Policisë së Tiranës është paraqitur shtetasja Mediga Sula, e datëlindjes 1941.
Në kallëzimin e saj shtetasja në fjalë ka shpjeguar se para tre vitesh ka qenë e interesuar për dy varre, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj. Po në atë periudhë në muajin shtator, ajo është takuar me një person me emrin Bujar, shofer në varrezat e Tufinës.
Bujari i ka thënë se njihte një përgjegjës te varrezatv e Tufinës, dhe bashkë do të flasin për të gjetur vendet e varreve që Sula po kërkonte. Më pas këllëzuesja bashkë me bashkëshortin e saj, Adin dhe Bujarin janë takuar dhe varrezat, dhe Adi i ka treguar dy varre të vjetër, dhe i ka thënë se kanë kufoma brenda, do ti hiqte dhe ti fuste në vendet murale.
“Do ta rregullojmë me bordurë sipër, do të shkruaj edhe emrat dhe do e mbarojmë këtë punë, pasi të më japësh 500 mijë lekë të vjetra”.
Në muajin Dhjetor të 2019 pasi ka marrë shpërblimin e vitit të ri dhe me kursimet që kishte grumbulluar, i ka plotësuar 500 mijë lekët, dhe ia ka dorëzuar Bujarit në makinën e tij. Por pas 6 muajsh Medihaja, ka zbuluar se premtimi nuk është mbajtur nga personat të cilët u morën rryshfet.
Dokument e marrë nga Fax:
