Situatë kritike në Plashnik, zjarri përfshin edhe Parkun Kombëtar të Ballollit! Evakuohen 18 familje

13 August 2025, 20:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë kritike në Plashnik, zjarri përfshin edhe Parkun
Zjarri në Plashnik të Poliçanit

Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, ku zjarret kanë rrezikuar shtëpitë dhe sigurinë e banorëve.

Si pasojë, familja e 18-të është evakuuar nga zona, ndërsa forcat e policisë bashkiake të Beratit, struktura të tjera rajonale dhe banorët janë angazhuar në operacionin kundër zjarreve.

Flakët po përhapen edhe në Parkun Kombëtar të Ballollit.

“Banorët janë larguar me forcë, në sytë e tyre dhe ndërgjegjen e tyre ishte e pakuptimtë që një zjarr në mal mund t’u djegë shtëpitë”, tha gazetarja.

Sipas saj, situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur katastrofa të mëtejshme.


Video