Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit

18 June 2025, 13:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të
Vangjush Dako

Nis seanca në Apelin e Posaccëm në ngarkim të ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që prej shkurtit të vitit 2024 kur u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi pas kalimit të afateve të paraburgimit.

Mungesa e shtetasit Adrian Bulku dhe i mbrojtësit të tij ligjor, bëhet shkak për moszhvillimin e seancës.

Prokurori Sotir Kllapi i kërkoi turpit gjykues që të shtyjë seancën, duke qenë se Adrian Bulku ka qenë njëri prej personave qe ankimoi vendimin e shkallës së parë në Apel.

Për këtë arsye, trupi gjykues i përbërë nga Engert Pëllumbi kryesues, me anëtarë Ilirjana Olldashi dhe Miliana Mucca shtyu seancën në datë 1 korrik ora 10.30.

Gjykata caktoi avokatin kryesisht Artan Simoni, në mungesë të mbrojtësit ligjor të Adrian Bulkut. 

Dako është dënuar nga shkalla e parë me 2 vite e 8 muaj burg për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste.

Ndërsa Adrian Bulku, Fatmir Ejupi dhe Fiqiri Farruku u dënuan me 2 vite burg, dënim që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 4 vjet.


Video