Shtrohet në spital kryepeshkopi, Anastas Janullatos! 

30 December 2024, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtrohet në spital kryepeshkopi, Anastas Janullatos! 
Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital, për shkak të një virozë sezonale.

Ka qenë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë që ka njoftuar shtrimin në spital të kryepeshkopit, ndërsa bën me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.


Video