
Vijon të rikthejë shqetësime pandemia e koronavirusit në vendin tonë pas ditësh të tëra qetësie dhe me norma të vogla infektimi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient humbi jetën nga Covid-19 duke e çuar në 3,502 numrin e fataliteteve që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë, nga 1424 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 549 prej tyre rezultuan të infektuar, ndërsa të shëruarit janë 297.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.
Njoftimi i Ministrisë
Ministria e Shëndetësisë: 1424 testime, 549 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 297 të shëruar në 24 orët e fundit.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki:
279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.