Shqiptari kapet me 4 çanta plot me kokainë: Kisha ditëlindjen, doja të bëja një festë të çmendur

2 August 2022, 21:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari kapet me 4 çanta plot me kokainë: Kisha ditëlindjen,
Foto ilustruese

Një 37 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis G. rrezikon 34 muaj burg, pasi autoritet belge i gjetën katër çanta sportive të mbushura me 40 pako kokainë, sasia totale e së cilës shkonte në 46 kilogramë.

Mediat belge raportojnë se shqiptari është kapur me sasinë e kokainës në portin e Antwerpen pak ditë para ditëlindjes së tij.

Para autoriteteve belge ai ka dëshmuar se i ishin premtuar 10 mijë euro, por nuk ka dhënë detaje mbi personin që e shoqëronte, i cili nuk u kap dot në momentin e arrestimit të tij, si dhe nuk ka treguar as klientin se kujt do ia dorëzonte kokainën.

Shqiptari Luis G. ka dalë sot në gjykatë dhe prokurori ka kërkuar për të 34 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë. Avokati i 37-vjeçarit u shpreh se klienti i tij ishte treguar i hapur me drejtësinë.

“Klienti im ka bërë rrëfimet e plota. Ditëlindja e tij ishte disa ditë pas arrestimit dhe ai donte të bënte një festë të çmendur ditëlindjeje. Në realitet, ai nuk ka marrë ende asnjë cent. Vetë G. pranoi se kishte bërë një ‘gabim të madh’”, tha avokati Jonathan Bogaerts.


Video