Shkoi në Kroaci për të punuar në ndërtim, vdes 21-vjeçari shqiptar pas rënies nga lartësia

29 July 2022, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkoi në Kroaci për të punuar në ndërtim, vdes
Foto ilustruese

Një shqiptar ka humbur jetën në Kroaci, pasi është rrëzuar duke punuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Mediat vendase raportojnë se viktima është 21-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës së Dalit në qytezën Daruvar.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat lokale, 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.


Video