Sherr me thika në Elbasan, plagoset 33-vjeçari

3 August 2022, 00:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika në Elbasan, plagoset 33-vjeçari
Ilustrim

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit në lagjen 28 nëntori, ku ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Olsi Dervishaj. Menjëherë pas ngjarjes Dervishaj është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe po punon për kapjen e tij


Video