SHBA: Pastrimi i parave në Shqipëri, shqetësues! Kujdes me amnistinë fiskale

13 April 2022, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA: Pastrimi i parave në Shqipëri, shqetësues! Kujdes me

SHBA e shikon shqetësues fenomenin e pastrimit të parave të pista në Shqipëri dhe që për më tepër ngre pikëpyetje mbi besueshmërinë e luftës kundër korrupsionit.

Kështu deklaroi kreu i çështjeve ndërkombëtare të narkotikëve në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Benjamin Rockwell.

“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, tha Rockwell.

Ai kërkoi që të bëhej kujdes e tregohej vetëpërmbajtje edhe me amnistinë fiskale.

 

 


Video