Shapkat të mbetura në rrugë/ Pamjet nga vendi, ku u ekzekutua Ismet Çekorja në Shkodër (Video)

2 September 2022, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shapkat të mbetura në rrugë/ Pamjet nga vendi, ku u ekzekutua

Ismet Çekorja, 58-vjeç babai i Bajram Çekores i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës.  Bajram Çekorja është shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit.

Tre ditë më parë ai doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

VoxNews sjell pamjet nga lagjia 'Kiras', aty ku humbi jetën Çekorja. Vrasja ka ndodhur pranë ish-shkollës veterinare në Shkodër.

 


Video