“Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, kështu shkruhet në një billbord gjigant të vendosur në Moskë.
Gazetarja Ivana Stradner ka postuar fotografinë duke shkruar se tabela gjigante është vendosur përballë Rossiya Segodnya, konglomerat mediatik shtetëror.
Ajo ka shkruar në Tëitter se Rusia dhe Serbia mbajnë marrëdhënie të mira.
Një numër i madh vullnetarësh serbë raportohet se luftojnë krah forcave ruse në Ukrainë.
Sjellja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk ngurron që sa herë ka mundësi të kërcënojë me luftë, ka qenë në qendër të vëmendjes së ekspertëve gjeopolitikë gjatë ditëve të fundit, të cilët kanë kritikuar Perëndimin për “përkedheljen” e tij.
Një grup politikanësh të lartë në Perëndim kanë kërkuar së fundmi qëndrime më të ashpra ndaj Serbisë.