Seanca paraprake/ Deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

20 February 2025, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Seanca paraprake/ Deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
Plarent Ndreca

Deputeti socialiste Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO për seancën paraprake.

Ndreca, së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë, akuzohet për shkelje ligjore në tenderin për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur ai shërbente si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë kryer ndryshime të paligjshme në fondin e tenderit, duke favorizuar kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani. 

Kallëzimi fillestar është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë. 

Në seancën e ardhshme paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për plotësim të mëtejshëm të hetimeve.


Video