“Rruga e Atlantikut”/ Policia spanjolle sekuestron 4.5 tonë kokainë, në pranga dhe dy shqiptarë

20 January 2023, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rruga e Atlantikut”/ Policia spanjolle sekuestron 4.5 tonë
Policia spanjolle sekuestron 4.5 tonë kokainë, në pranga dhe dy shqiptarë

Policia spanjolle në bashkëpunim me Gardën Civile organizoi me sukses një operacion antidrogë në fund të së cilit u sekuestruan plot 4.5 tonë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Droga u kap në një anije mallrash me flamur togolez nëse ajo ishte duke lundruar 80 milje në lindje të ishujve Kanarie. Në pranga ranë 15 persona që udhëtonin në anije, dy prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni ishte tepër i vështirë për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Sipas informacioneve lënda narkotike ishte ngarkuar në Amerikën e Jugut dhe ishte kamufluar me një sasi të konsiderueshme kafeje.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, është në shtesë të atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën “Rruga e Atlantikut” të kokainës.

E njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave që vijnë nga Amerika e Jugut, transportojnë substanca narkotike, në mes të Atlantikut për futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.

Hetimet lidhen drejtpërdrejt me një organizatë të madhe shqiptare që operon njëkohësisht në Brazil, Spanjë dhe Itali, ku disa nga anëtarët e saj u arrestuan këtë javë në lidhje me një tjetër depo të zbuluar në Santos.

Ishujt Kanarie dhe Galicia, janë pika referimi për këtë rrjet kriminal.



Video