Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34 vjeçar, i cili sipas uniformave blu dhunonte prindërit dhe motrën e tij. 34 vjeçari akuzohet për "Dhunë në Familje", i arrestuari është identifikuar me inicialet E.P.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.