Rrezikuan pushuesit duke hedhur inerte në Shëngjin, vihen nën hetim dy persona

28 July 2022, 23:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrezikuan pushuesit duke hedhur inerte në Shëngjin, vihen nën
Ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Lezhës pas një fotoje që qarkulloi në rrjetet sociale ku shfaqeshin inerte te hedhura në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në plazhin e Shëngjinit, duke rrezikuar pushuesit si rezultat i rënies së gurëve.

Pas kësaj ngjarjeje policia ka nisur procedimin ndaj një 52 vjeçari dhe një 42 vjeçari të dy banues në Tiranë, të cilët më datë 20 Korrik janë konstatuar në zonën e “Ranës së Hedhun”, duke kryer punime në rrugën Shëngjin-Velipojë.

Materialet iu kaluan prokurorisë për procedim të firmës zbatuese.


Video