Rrëmbyen dhe përdhunuan në grup 23-vjeçaren britanike, gjykata shpall fajtorë tre shqiptarët

14 April 2022, 20:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëmbyen dhe përdhunuan në grup 23-vjeçaren britanike,

Tre shtetas shqiptar janë shpallur fajtorë në Britaninë e Madhe nën akuzën se rrëmbyen dhe përdhunuan në grup një grua, në ditët e para të festave të mëdha pas heqjes së masave anti-Covid.

23-vjeçarja kishte dalë për një darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street ku ajo u afrua nga Gemti Hyka. Dy mikeshat u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar dhe u ndanë për të shmangur një grup burrash që ziheshin në rrugë.

Ndërsa viktima po shkonte vetëm në shtëpi, ajo u kap nga Hyka dhe u fut në makinën e tij përpara se të çohej në një garazh dhe më pas në një shtëpi, ku ai dyshohet se e përdhunoi.

Dy miqtë e tij, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, mbërritën më vonë në banesë, ku përdhunuan dhe e detyruan 23-vjeçaren të merrte kokainë.

Pas këtyre dëshmive tronditëse Hyka u shpall fajtor për rrëmbim, dy akuza për përdhunim. Ndërsa dy shqiptarë të tjerë Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, gjithashtu u shpallën fajtorë nga Gjykata e Luton për përdhunim dhe pritet të marrin një dënim të rëndë.

Gemti Hyka, nga Cambridge Road, Bedford, i tha jurisë se viktima pranoi të bënte seks me vullnet të plotë. “Ajo kurrë nuk qau kur ishte me mua. Nuk e kam bërë kurrë. Unë nuk jam përdhunues”.


Video