Rrebeshe shiu me vetëtim, si do të jetë moti të shtunën dhe të dielën

4 November 2022, 14:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrebeshe shiu me vetëtim, si do të jetë moti të shtunën
Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

Në hartat e mëposhtme, parashikimi i motit për çdo qytet për ditën e shtunë dhe të dielën



Video