Qëlloi për vdekje bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e druve, arrestohet Klodian Keqi

12 August 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qëlloi për vdekje bashkëfshatarin pas sherrit për prerjen e

Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Hushi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia.

Ai është arrestuar në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë. Pas arrestimit ai pritet të dërgohet në paraburgimin e Durrësit, ku atje do dalë përpara gjykatës për tu njohur edhe me akuzën e ngritur nga prokuroria.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 10 gushtit, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflikti për prerjen e druve në pyll.


Video