Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin "Zona Zero" në Top News, ku ka folur në lidhje me kritikat ndaj Qeverisë sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë dhe shumë çështje të tjera.
Por, në nisje të emisionit moderatori Thimi Samarxhiu e konsideroi Braçen si "opozitar" gjë e cila nuk i pëlqeu aspak deputeti socialist. Ai tha se është realist dhe jo opozitar.
Braçe: Nuk e kuptoj pse më thoni kështu..
Samarxhiu: Ishte në formë komplimenti opozitar
Braçe: Po dakord, po opozitar, unë nuk bëj opozitë, unë jam realist, them gjërat ashtu si janë...