Protesta e thirur nga Berisha, Yuri Kim: Të zbatohet ligji dhe të jetë paqësore

7 July 2022, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e thirur nga Berisha, Yuri Kim: Të zbatohet ligji dhe të
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Kryeministrisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

E pyetur nga gazetarët para aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Yuri Kim tha se e rëndësishme është që të jetë paqësore dhe të respektohet ligjit. 

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, ka deklaruar shkurtimisht Yuri Kim.

Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur "non grata" nga ShBA dhe se zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike nëse në krye të saj vjen ai.

 


Video