Primaret dhe reforma zgjedhore/ Balla: Jemi në negociata me PD-në zyrtare, non grata mbetet non grata

31 January 2022, 12:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Primaret dhe reforma zgjedhore/ Balla: Jemi në negociata me PD-në
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj interesit të medias, lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket reformës zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës.

Balla u shpreh se po vijojnë negociatat me PD, për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.

“Për këtë cështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë,  duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar” u shpreh Balla.

Balla e ironizoi këtë proces duke iu referuar figurës së ish-kryeministrit Sali Berisha teksa deklaroi se non grata mbetet non grata dhe produktet që vijnë prej tij do të mbeten non grata.

“Non grata mbetet non grata. Edhe produktet që vijnë nga non gratat janë non grata”, deklaroi Balla duke mos dhënë më shumë komente. 


Video