PËRGJIMET/ Dosja ‘Toyota Yaris’ që arrestoi kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka: Kishte hyrë garant…

30 July 2024, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PËRGJIMET/ Dosja ‘Toyota Yaris’ që arrestoi kryeprokurorin
Aurel Zarka

Detaje të tjera mësohen për dosjen ‘Toyota Yaris’ për të cilën përfundoi nën arrest kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka dhe vijojnë në kërkim Astrit Vladi, Radovan Cela dhe Erjona Daupaj. 

Transkriptet mbi njerëzit e drejtësisë janë sjellë përmes letërporosisë nga autoritetet belge të cilët kanë kërkuar identifikimin e personazheve të implikuar për të mbyllur çështjen.

Avokati Cela dyshohet se shfaqet duke komunikuar me të afërmit e Vladit dhe përmend se si ishin kryer pagesa për të mbyllur dosjen.

Në këtë komunikim përmendet edhe kryeprokurori i Vlorës i cili ka dyshime se kishte hyrë si garant për shkak të njohjes pranë grupit të hetimit të ish prokurorisë së krimeve të rënda.

Bëhet me dije se përpos katër masave hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që kryeprokurori i Vlorës Zarka mbas arrestimit është transferuar pranë bllokut të sigurisë ku dhe do të presë masën e sigurisë së caktuar ndaj tij në mungesë.

Gjykata Antikorrupsion nuk e ka caktuar ende datën se kur do të mbahet seanca e masës së sigurisë kurse nesër do të mbahet një mbledhje urgjente në KLP për ta pezulluar nga detyra.


Video