Jo vetëm “Diella”, prezantohet ‘Ylli’: Asistenti i parë virtual për fermerët!

1 June 2026, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm “Diella”, prezantohet ‘Ylli’: Asistenti i
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla

Jo vetëm “Diella”, por një personazh i ri i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale do të jetë pjesë e portaleve qeveritare.

Bëhet fjalë për asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar, “Ylli”, i cili u prezantua këtë të hënë, 1 qershor, nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.


“Ylli” do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët, duke e bërë bujqësinë më moderne, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane.

Lançimi i këtij asistenti, siç shpjegoi ministri Salla, vjen pas investimit në teknologji dhe tek njerëzit, teksa theksoi se “Ylli” do të japë përgjigje për çdo pikëpyetje të fërmerëve.


Ai është i integruar në Portalin e Fermerit, platformë ku të gjithë fermerët mund të:

-të aplikojnë online për skemat mbështetëse,

-të aksesojnë informacion agronomik lidhur me pesticidet, përdorimin e plehrave kimike, ujitje etj.,

-të kontrollojnë parcelat bazuar në dhënat meteorologjike, intensitetin e rreshjeve, temperaturat, si kur dhe çfarë ne duhet të bëjmë për të parandaluar në kohë qoftë përmbytjet, qoftë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, në kohë reale duke i orientuar fermerët në një kohë të shpejtë pranë portalit të cilin ne po aplikojmë për ta pasuar çdo fermer.

-të marrin orientim për tregun.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, bëri me dije se ky transformim do të shoqërohet edhe me publikimin e informacioneve të nevojshme në nivel kombëtar.

“Ky transformim nuk do të jetë i vetëm. Në kohë reale do të publikojmë edhe çmimet e tregjeve, si dhe të gjithë informacionin dhe produktet për të cilat fermerët kanë nevojë. Përmes aplikacionit, ata do të mund të orientohen, të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin dhe të marrin çdo informacion të nevojshëm në nivel kombëtar”, tha Salla.

Në fund, ministri e vendosi fokusin te përfshirja e të rinjve në bujqësi përmes start up-ve, inovacionit dhe teknologjisë për ta kthyer sektorin në mundësi ekonomike.


Video