Prekte në vendet intime vajzën e mitur/ Policia ndalon plakun 'pedofil', për vepra të turpshme (Video)

3 September 2022, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prekte në vendet intime vajzën e mitur/ Policia ndalon plakun

Policia e Tiranës ka ndaluar një 76-vjeçar për vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Ndalimi i shtetasit Sh.C erdhi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale. Në videon e bërë publike nga JOQ, i moshuari shihet pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur.

Videoja është filmuar nga një i ri, ndërsa i moshuari është banues i zonës së Selitës në kryeqytet.

Reagim i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

Video e marrë nga JOQ:


Video