Po transportonin emigrantë ilegalë, një në pranga dhe një në kërkim

23 July 2023, 16:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po transportonin emigrantë ilegalë, një në pranga dhe
Arrestimi i 17-vjeçarit

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi u konstatua nga policia e Gjirokastrës duke transportuar ilegalisht emigrantë jashtë kufirit kundrejt 500 eurove pagesë.

Bëhet fjalë për shtetasin Genc Murati, i cili pasi e kuptoi se ishte pikasur nga policia braktisi mjetin dhe u largua.

Po ashtu, blutë arrestuan një 17-vjeçar i cili po ashtu transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave. I mituri u kap në ‘Urën e Kardhiqit’ me 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të shkonin në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video