Personi kyç për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri i Shëndetësisë dëshmon për herë të dytë në SPAK

7 July 2022, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Personi kyç për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri i
Klodian Rrjepaj

Ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e dytë që Rrjepaj thiret në SPAK për këtë dosje.

Ai konsiderohet nga SPAK si personi kyç për këtë dosje, pasi ka qenë kryetari i komisionit të koncensionit dhe njeriu kryesor që ka firmosur për këtë koncension.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda. Ky koncension është fituar nga kompania koncensionare me administrator një biznesmen që sipas të dhënave mediatike ka lidhje të forta e të afërta me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja

Në këtë kuarër prokurorët e SPAK kanë pyetur jo vetëm pjesëtarë të stafit pranë QSUT por dhe anëtarët e komisionit të koncensionit.


Video